Trabzonspori mposhtë Kukësin

Është zhvilluar takimi i parë në kuadër të kualifikimeve në Europa League midis Kukësit dhe Trabzonsporit, ku ekipi turk fitoi me rezultat 2-0.

Kukësi filloi mirë takimin duke mos lejuar hapësira për ekipin mysafir nga Turqia, mirëpo në minutën e 31? akordohet penalti për Trabzonspor dhe nga pika e bardhë tregohet i saktë Mierzejewski duke shënuar për 1-0, rezultat me të cilin përfundon edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Kukësi vazhdoi takimin duke shpresuar për një barazim të mundshëm, mirëpo të gjitha gjasat për ekipin shqipëtar shuhen në minutën e 68? nga sulmuesi Paulo, i cili shënon për 2-0 pas asistimit të  Mierzejewskit.

Pas këtij takimi pritet edhe ndeshja kthyese në Turqi, mirëpo shpresat për një kualfikim të mundshëm janë të pakta, ngase ndeshja zhvillohet në terrenin mysafir.

Lajme të ngjashme

Back to top button