Marina Vjollca, më shumë sexy apo me stil?

Varet ku fokusohesh te ajo, sepse dhe pse me një potencial të madh hiresh, arrin të tërheq vëmendjen me zgjedhjet e modes.

 

Përveç ngjyrave kuq- e zi të kombëtares ‘moda sipas’ Marinës është një miksim shumë i thjeshtë ngjyrash të lehta dhe trendesh minimaliste. Duke zgjedhur vetëm disa nga veshjet e saj shpresojmë të gjeni aty mundësi për të pasuruar stilin tuaj!

Efekti i fustanit të kuq është fenomenal, një femër që vesh fustan të kuq është pikërisht ajo që tërheq më shumë vëmendje dhe kritika. Ngjyra e kuqe është vërtetuar shkencërisht që është ngjyra që tërheq duke dërguar një mesazh të qartë vetëbesimi. Fustani i Marinës, i përshtatur me taka dhe çantë nude do të ishte i duhuri për një mbrëmje të rëndësishme.

Kostumet e tipit ‘crop top’ kanë qenë trendi i vitit 2013-2014. Marina këtu ka preferuar një kostum të këtij lloji ngjyrë të lehtë me simbole të thjeshta në të.

Në vitet 2000 të vishje vetëm ngjyrën e bardhë bëheshe automatikisht një jo – ndjekëse e modës. Tani gjithçka ka ndryshuar. E bardha simbolizon feminitetin dhe dëlirësinë, prandaj do të ishte një zgjedhje e duhur. Kujdesi që duhet të tregoni kur eskperimentoni me ngjyrën e bardhë është materiali me të cilin është punuar veshja: duhet të jetë  i plotë dhe jo tepër elastik.

Zgjidhja nuk e ka emrin gjithmonë fustan. ‘Edhe femrat duhet të veshin kostume’ do të ishte motivi i kësaj veshjeje. Marina ka preferuar ngjyrën bezhë për kostumin e saj, duke mos lënë jashtë detajet e xhaketës për të mos e kthyer në një pamje monotone. Kostumet mund t’i konsideroni si një zgjedhje.

Ju pëlqen si fakt ose jo, veshjet ‘crop – top’ do të jenë në qarkullim edhe për disa kohë. Në vend që të qëndroni kundër këtij lloj kombinimi, provoni të luani me ngjyrat dhe materialet për një ‘crop-top’. Nga Marina ju sugjerojmë ngjyrën e pjeprit … dhe sigurisht të bardhën!

Marina shkëlqen në këtë fustan me simbole nga Hawaii, gjithashtu edhe mesazhin ‘Aloha’ në të. Duket sikur muajt e pranverës janë ende këtu edhe pse është Nëntor,  jeni ende në kohë për të tentuar të vishni fustane me printe të ndryshme dhe me gjatësi mbi gjunj.

Thjesht dhe bukur është më mirë se shumë dhe pa vend. Veshja e radhës sërish përmban ngjyrën e bardhë, por në rolin e këmishës një zgjedhje sa serioze aq edhe në modë. Detaji qëndron tek sandalet gold dhe buzët e kuqe të cilat ‘thyejnë’ bardhësinë dhe thjeshtësinë e veshjes…sigurisht në mënyrën e duhur.

Gjithmonë ajo tendencë në një fustan që përsërit edhe të bardhën te veshjet e saj. Por kush është ajo që nuk do kapej pas detajeve që i shkojnë!

Nuk mund të kishte lënë jashtë zgjedhjeve ngjyrën chic që nuk bëhet zyrtare kur barku është jashtë dhe që një biondeje si ajo i shkon shumë!

Një fustan elegant pas trupit me dizenjo florale për një pamje që  kërkon të befasojë pa zhurmë e që plotësohet me këpucët nude.

Lajme të ngjashme

Back to top button