Beogradi: Kosova nuk ecën përpara pa Gjykatën Speciale

Milovan Drecun kryetar i Këshillit në Beograd ka vlerësuar se Kosova nuk do të mund të ec përpara në mekanizmat ndërkombëtar po e pasur Gjykatën Speciale.

Ai madje e ka quajtur luftën e UÇK-së luftë terroiste dhe se Gjykata Speciale do ti zgjidhte të gjitha spekulimet e Beogradit më luftën e UÇK-së.

“Kosova nuk mund të shkojë përpara nëse urgjentisht gjatë muajve të ardhshëm nuk e formon Gjykatën Speciale e cila do të hetojë dhe do të ngritë aktakuza kundër atyre pjesëtarëve të UÇK –së. Luftës terroriste të cilët kanë bërë krime të tmerrshme ndaj popullatës civile, kryesisht serbe, por edhe ndaj joshqiptarëve si dhe ndaj pjesëtarëve serbë të forcave të sigurisë”, ka dhënë “leksion” dhe ka akuzuar Drecun, shkruan B92.

Drecun ka thënë për B92 se paralajmërimi i Thaçit se do ta padisë Serbinë për gjenocid është fyerje për viktimat, sepse siç ka thënë, ai që është më së shumti përgjegjës për krime, akuzon tjetrin.

“UÇK-ja terroriste ka bërë dhunë me plan, ka vrarë popullatë civile, ka bërë spastrim etnik , gjë që kjo mund të interpretohet se qëllim gjenocidi. Se a ka bërë gjenocid UÇK-ja terroriste në Kosovë, do të përcaktojë gjithsesi Gjyqi kur të formohet”, ka vazhduar akuzat dhe njohjet për UÇK –në Drecun./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button