Risjellim emrat e të mëdhenjve që nuk e kanë fituar Oskarin

Fansat e Leonardo di Caprios dhe vet aktori shpesh janë zhgënjyer kur ai përkundër performancave mbresëlënëse, nuk shpallej fitues. Në vitin që shkoi, çmimin e aktorit më të mirë ia rrëmbeu nga duart Matthew McCounaghey. Për Leon nuk ishte hera e parë, por ai nuk është i vetmi. Ka plot yje të ekranit të madh që edhe pse e kanë merituar një vlerësim të tillë, nuk e kanë marrë kurrë.

Johnny Depp duhet të kënaqet vetëm me tre nominime për Oskar, sepse trofeun nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë ta vendosë në këndin e trofeve.

Tre kandidatura e asnjë çmim edhe për të famshmin Brad Pitt. Tashmë duhet të jetë mësuar. Vlerësimi më i madh me të cilin krenohet Bruce Willis është një Golden Globe.

Harrison Ford është një nga emrat më të respektuar në Hollywood, me një karrierë të gjatë e performancë të padiskutueshme, por pas pritshmërive të mëdha, mbase ka hequr dorë nga Oskari.

Julianne Moore është nga femrat më të vlerësuara në botën e filmit, por jo me nderimin më të lartë të akademisë së filmit dhe shkencës. Nuk e ka pasur këtë fat as e mrekullueshmja Michelle Pfeiffer.

Aktori aq vital Tom Cruise, tërheqësi Richard Gere apo ajo që shumë e konsiderojnë si divën më të madhe të të gjitha kohërave, Marilyn Monroe – nuk e kanë fituar kurrë Oskarin.

Lajme të ngjashme

Back to top button