MASH hap konkurs për ndarjen e bursave për studime nga fusha e artit filmik

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se vazhdon të jetë i hapur konkursi për ndarjen e dy bursave për studime të ciklit të parë dhe tre bursave për studime të ciklit të dytë nga fusha e artit filmik, të Film Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke, që është e një rëndësie të veçantë shkencore dhe arsimore për Republikën e Maqedonisë.

Bursat janë të caktuara për qytetarët e Maqedonisë, për vitin akademik 2015/2016, dhe mundësohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë. Informata më të hollësishme për kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe formularët e caktuar për aplikim, kandidatët e interesuar mund t’i gjejnë në internet portalin e specializuar për ndarjen e bursave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ëëë.stipendii.mon.gov.mk. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve në Ministri, rr. “Sh. Qirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, është me datë 20.08.2015, ndërsa lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 01.09.2015, në internet faqen: ëëë.mon.gov.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button