Greqia finalizon reformat që do t’ia paraqesë BE

Qeveria e kryesuar nga Syriza, e zgjedhur në janar me një platformë për t’i dhënë fund masave shtrënguese jopopullore dhe negociimin e një marrëveshje më të mirë për vendin në Bruksel i kërkoi fillimisht BE-së 6 muaj kohë për të paraqitur një plan afatgjatë për reformat.

Ministri grek i financave Yanis Varoufakis, pas takimit me kabinetin qeveritar shprehu besimin se lista e reformave do të miratohet nga huadhënësit, Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në negociatat e së premtes që zgjatën për 11 orë, BE arriti një marrëveshje me Greqinë për t’i dhënë një afat 4 mujor për një paketë masash që do t’u prezantohet nesër kreditorëve. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button