Dëmi nga vërshimet në Shqipëri, tetë milionë euro (Video)

“Në 1100 familje në zonën e përmbytur, mendohet se fatura e dëmeve në orendi dhe pajisje shkon 8-10 milionë euro. Kjo shifër është vetëm për dëmet ndërtimore dhe orendi në banesa, jo për dëmet në kulturat bujqësore”, shprehet Premçi.

Dëmi në bujqësi dhe blegtori do të përllogaritet nga ministritë e linjës. Premçi thotë se në vlerësimin paraprak, dëmet në bujqësi janë të mëdha, ndërsa në blegtori shkon deri në 1 milion euro: “Dëmet në blegtori pothuajse janë të vlerësuara. Nuk e kapërcejnë shifrën e 1 milionë eurove.”

Sipas Shemsi Premçit, dëmet janë të konsiderueshme duke llogaritur edhe ujësjellësat, shkollat, kopshtet apo infrastrukturën e dëmtuar nga vërshimi i ujërave: “Ende nuk kemi një faturë përfundimtare dëmesh pasi ajo do të dalë nga llogaritja e të gjitha shifrave që do të ofrojnë komisionet e vlerësimit të dëmeve.”

Në operacionin për grumbullimin dhe dërgimin e ndihmave në këto zona janë përfshirë jo vetëm sipërmarrës vendas, por edhe organizatat dhe shtete të rajonit e vendeve të tjera./TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button