Ndeshja Kukësi -Trabzonspor, policia masa sigurie në Tiranë

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me rastin e zhvillimit të ndeshjes se futbollit ndërmjet ekipit te futbollit FK Kukesi – Shqiperi dhe FK Trabzonspor AS – Turqi, e cila do të zhvillohet në stadiumin Kombëtar Qemal Stafa, ditën e sotme në orën 19.30’, ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe të qetësisë para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm sportiv.

Kështu, duke filluar nga ora 15.00 e ditës së sotme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambientet përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, Sheshin “Italia”, Sheshi “Nenë Tereza”, rruga “Dervish Hima”, si dhe përgjatë rrugës “Lekë Dukagjini”, informon BalkanWeb.

Ndërsa, duke filluar nga ora 17.00 do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambikentet përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, rruga “Lek Dukagjini” me kryqëzimin me rrugën “Themostokli Gjermeni”, Sheshi “Nënë Tereza” si dhe rruga “Dervish Hima”, që të çon drej stadiunimit “Qemal Stafa”.

Gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të paranadalimit të futjes në stadium nga tifozet të sendeve të ndaluara si : (mjete e sende të forta, fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të pershtatshme e të ndaluara, etj.)

Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, ju kujton sportdashësve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button