Enrique e pranon: E merituam humbjen

Trajneri i skuadrës së Barcelonës, Luis Enrique e ka pranuar se skuadra e tij e ka merituar humbjen në ndeshjen kundër ekipit të Malagas.

Skuadra e Barcelonës pësoi humbje kundër Malagas me rezultat 0-1, ndërsa trajneri 44-vjecar, Luis Enrique ka thënë se fitorja e skuadrës kundërshtare ishte plotësisht e merituar, ndërsa ka theksuar se ekipi i tij duhet të vazhdoj të përmirësohet.

“Eshtë një rezultat që dhemb me të vërtetë. Malaga luajti shumë mirë dhe më duhet t’a pranoj se e kemi merituar humbjen”.

“Në pjesën e parë mendova se do të luajmë më mirë, mirëpo pastaj Malaga e morri avantazhin nga një gabim të vetmin që e bëmë. Gabimet janë gabime, mund të them se nuk ishte dita jonë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button