Milenko fyen sërish shqiptarët

Gazetari kontrovers dhe i njohur për qëndrimet antishqiptare, Milenko Nedelkovski, dnë profilin e tij në Facebook,  ka fyer sërish sot në mëngjes shqiptarët, duke përdorur termin negativ “shiptari”.

Termi është përdorur në tekstin që shoqëron linkun e emisionit të mbrëmshëm, të cilin e ka publikuar në profilin e tij.

Në tekst thotë: “Nuk e di se cila pjesë e asaj çka shkrova në paralajmërimin e emisionit, nuk ishte e qartë!!!??? Emisioni nuk është për jonjerëz, për gjysmënjerëz, për tradhtarë, për profile të rreme dhe besa as për ‘shiptari’”, shkruan Nedelkovski. Kjo nuk është hera e parë dhe madje është e sata herë që gazetari i njohur për afërsinë me VMRO­DPMNEnë fyen në këtë mënyrë shqiptarët. Në asnjë rast, Prokuroria nuk ka proceduar kundër gazetarit kallëzim penal për nxitje të urrejtjes etnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button