Digjet ndërtesa 79 katëshe në Dubai (Video)

Mijëra njerëz janë evakuar si rezultat i zjarrit që në orët e hershme të ditës së sotme e ka kapluar një rrokaqiell në Dubai.

Mbeturina nga zjarri janë parë të bien në tokë nga ndërtesa 79 katëshe e quajtur Torch (Pishtari).

Zjarri, sipas gazetës së atjeshme Gulf, ka nisur në katin e 50-të ndërsa më vonë është përhapur në katet mbi atë të 70-të.

Zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes por erërat e forta i kanë komplikuar përpjekjet e tyre për ndaljen e zjarrit.

Mediat e atjeshme raportojnë se janë parë njerëz duke ikur nga ndërtesa dhe për shkak të tymit të madh, disa edhe kanë kërkuar ndihmë mjeksore.

Nuk ka njoftime për viktima në njerëz. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button