Limaj: Për katër vjet rresht, na bombarduan me temën e dialogut!

Krimet që kanë ndodhur para vitit 1999, Tribunali i Hagës nuk i ka hetuar, ka thënë kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

“Haga ka hetuar vetëm krimet e kryera të forcave serbe pas vitit 1999. Ndërsa, mua dhe Ramush Haradinajn na ka gjykuar për krimet e supozuara para vitit 1999. Ushtria serbe ka kryer krime edhe para vitit 1999”, ka thënë Limaj për RTK.

Sipas tij, vitet e para të pavarësisë së Kosovës ishin të shpresës, por jo edhe katër vitet e fundit.

“Nuk ka asnjë projekt që mund ta theksojmë, as në shëndetësi, as në arsim. Brenda katër vjetëve vetëm jemi bombarduar me temën e bisedimeve me Serbinë në Bruksel. Asgjë nuk kemi fituar nga këto bisedimet. Ato janë përdorur për alibi. Brukseli amnistoi çdo gjë kriminel në Kosovë, vetëm shkaku i bisedimeve dhe kompromiseve të politikanëve kosovarë”, tha ai./ RTK

Lajme të ngjashme

Back to top button