Hahn: Kosovarët po ikin nga mjerimi

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn, tha në Bruksel se kosovarët po ikin nga mjerimi e jo nga mos liberalizimi i vizave, transmeton RTK

Ai tha para gazetarëve se nuk pajtohet me qeveritarët në Kosovë se mungesa e lëvizjes pa viza për në Evropë është shkaktari i migrimit.

Sipas tij, Qeveria në Kosovë e ka për obligim që të fokusohet në zhvillimin ekonomik, ndërsa tha se në këtë aspekt nuk do mungojnë as ndihmat financiare për zhvillimin e ekonomisë.

Hahn tha se Kosova do të ndihmohet me 660 milionë euro dhe se një pjesë e tyre do të ndahen për stimulimin e ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button