Euronews: Kosova po zbrazet, fiken shpresat për një të ardhme më të mirë (Video)

Një një raport për Kosovën, Euronews, pasqyron eksodin kosovar. Ikjet ilegale, si dhe dëshpërimet e qytetarëve që po lëshojnë Kosovën, për t’u “rehatuar” në perëndim për një jetë më të mirë.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare nga Budapesti, Hungaria, vetëm këtë vit, ka pranuar më shumë se 10 mijë qytetarë nga Kosova.

“Megjithëse Kosova, e ka shpallur pavarësinë e saj qysh në vitin 2008, shumë qytetarë të këtij vendi, që kaluan ilegalisht kufirin, kanë vendosur zemrat e tyre në Gjermani, kjo pasi që ata kaluan shumë lehtë kufirin nga Serbia”, shkruan Euronews, transmeton Indeksonline.

“Jeta në Kosovë nuk është e ndërtuar aq mirë për të rinjët e këtij vendi”, vlerëson Euronews.

“Jemi të dëshpëruar sepse kemi luftuar disa vite, dhe Kosova prap nuk po ndryshon asgjë”, ka thënë një i ri kosovar, kur është pyetur se pse është larguar na Kosova.

Euronews, përshkruan edhe rrugën se si këta qytetarë e kalojnë ilegalisht.

“Kosovarët marrin një autobus legalisht, që kalon përmes Serbië, dhe për 10 orë arrijnë deri të kufiri hungarez, në të cilin ka shumë male, ku dhe pranojnë të kalojnë shumë rruge ilegale në këmbë. Në qoftëse ata ndalen nga Policia, ata menjëherë aplikojnë për azil, në rast se nuk kapen nga policia ata mund ta vazhdojnë rrugën e tyre për vendët qe janë në zonën “Shengen”.

Euronews, thotë që arsyet e kosovarëve për azil janë të shumta, porse thuajse të gjithëve po u refuzohet azili, kjo pasi që lufta ka përfunduar në vitin 1999, dhe se qytetarët nuk kanë arsye të forta për të qëndrua në zonën “Shengen”, andaj në fund të fundit ata kthehen në vendin e tyre.

“Në Kosovë nuk ka punë, nuk ka shkollim. Të gjithë duhet të ikim nga Kosova sepse atje nuk kemi të ardhme”, ka thënë një tjetër emigrant.

Duke iu referuar shefit të plicisë së kufirit hungarez, Gabor Eberhardt, prej muajit dhjetor dhe janar, kufirin kanë kaluar rreth 1 mijë persona në ditë.

“Ka një zvogëlim të numrit të emigrantëve, ky numër është 300 deri 700 emigrantë në ditë që kalojnë kufirin ilegalisht”, ka thënë ai.

“Policia serbe ka ndaluar shumë emigrantë në kufirin e tyre, gjithashtu ata kanë marrë mbështetje edhe nga Unioni Europian për ndalimin e këtyre emigrantëve duke vendosur senzorë me nxemje termale, kamera, vetura, dhe një personel mbështetës.

Migrantët nga Kosova, si të rinjët ashtu dhe familjet me fëmijë arrijnë deri në kufi me një taksi, pastaj ata paguajnë një trafikantë që të ju tregoj sesi ta kalojnë kufirin”, thuhet në shkrimin e Euronews. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button