Për 160 mijë kërkesa për legalizim ende nuk janë dorëzuar elaborate

Për 160 mijë kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje ende nuk janë dorëzuar elaborate edhe pse afati përfundimtar deri kur qytetarët duhet t’i kompletojnë dokumentet është dhjetori. Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive Sllavçe Tërpevski sot deklaroi se prej gjithsej 360 mijë të kërkesave të parashtruara, për 200 mijë janë bërë elaborate nga ana e firmave gjeodezike.

“Procesi i legalizimit filloi në vitin 2011 dhe mbeten edhe 10 muaj, ndërsa duhet të bëhen edhe 160 mijë elaborate. Apeloj deri te qytetarët të drejtohen deri te firmat gjeodezike sepse në bisedat me to konstatuam se nëse lëndët parashtrohen pas qershorit­, korrikut , shtrohet pyetja nëse do të mund të përfundohen deri në dhjetor” theksoi Tërpçevski. Në përfundim deri të mërkurën në Kadastër janë regjistruar 116 mijë objekte.

Lajme të ngjashme

Back to top button