Ende nuk dihet motivi i plasjes së eksplozivit para Gjykatave në Shkup

Policia nuk ka arritur të gjejë kush dhe pse ka vendosur eksploziv mbrëmë para Gjykatave në Shkup.

Në retorikën e zakonshme të buletinit policor, MPB nuk zbulon asnjë detaj më shumë nga ajo që dihet deri më tani.

Në buletin thuhet se rreth orës 19:30 është denoncuar një shpërthim në bulevardin “Goce Dellçev”.

“Pjesëtarë të policisë kanë dalë në vend ngjarje ku kanë konstatuar se bëhet fjalë për mjet shpërthyes nga i cili nuk është shkaktuar dëm material si dhe nuk ka të dëmtuar. Janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe mjeti shpërthyes është marrë për ekspertizë të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button