Kush ka realizuar politikën e Millosheviqit në Maqedoninë e pavarur?

Eroll Rizaov, kolumnë “Mbi peshore, edhe Gruevski edhe Zaev”, Utrinski Vesnik
Pas pavarësisë, Republika e Maqedonisë po jep provimin më të vështirë. Rezultati politik dhe ligjor i ngjarjeve më 24 Dhjetor të vitit të e kaluar në Kuvend është diplomimi shtetëror i të gjithë shoqërisë. Matet kapaciteti shtetëror dhe ligjori sistemit, matet shkalla e lirisë dhe demokracisë, kulturës së përgjithshme politike dhe të komunikimit.

Aleksandra M. Mitevska, editoriali- “Raport real në vend të zgjedhjeve”, Utrinsaki Vesnik
Problemi nuk do të zgjidhet me zgjedhje të parakohëshme të reja, pavarësisht që po lajmërohen sërish si formulë e daljes nga situata aktuale politike. Maqedonia u bë një rast i rrallë i një shteti në të cilin të gjithë mospërputhjet më të mëdha po pastrohen nga zgjedhje të parakohshme.

Petar Arsovski, kolumnë- “Zemrushka”, Utrinski Vesnik
Është e kotë për të diskutuar nëse kanë apo jo dëshirë e forcë për të kontrolluar hapësirën mediale. Tani vetëm kanë edhe një mundësi ligjore.

Pande Kolemishevski, kolumnë-“Bastardët e huaj dhe monstumet tanë ‘, Dnevnik
Nuk mund të argumentohet se politikanët e Maqedonisë e pavarur në asnjë mënyrë kanë ndjekur, e madje edhe më pak kanë promovuar ose zbatuar politikë të Sllobodan Millosheviqit.

Hristo Ivanovski, komenti- “The Guardian në nishan, kush është I ardhëshmi?”, Dnevnik
Ajo që ndodhi me gazetën “The Guardian”, kur policia urdhëroi shkatërrimin e hard-disqeve me dosjet e Edward Snowden, tregon se ne jetojmë në një kohë kur peshqit e mëdhenj tëzhurnalizmit janë në nishan për tu goditur.

Xhejson Miko, kolumnë- “Humanizëm sekular në BE”, Dnevnik
Për të pas besim të verbër dhe të mendohet se një institucion i tillë se si BE-ja mund të bëjë dicka, e lëre më diçka të mirë – për të ndihmuar situatën në Egjipt, kufizohet me krim. Ky “besim” është shkaku më i madh për problemet në botë.

Marjan Blazhevski, kolumnë “Dita më e shtrenjtë e vitit”, Dnevnik
Vjen dita më e shtrenjtë e vitit. 1 Shtatori pë shumicën e prindërve është një mankth financiar, sidomos për ata që në  shkollë do të dërgojnë më shumë se një nxënës.

Kapixhik nr. 112, e enjte, 22 Gusht

Lajme të ngjashme

Back to top button