Reali fitoi pa problem, Baseli barazon (Video)
Skuadra mbretërore, Real Madridit, ka arritur të shënojë fitore ashtu sikurse pritej kundër Schalkes.
Spanjollët triumfuan në udhëtim 2:0, duke marrë një epërsi të lartë para takimit të kthimit në Santiago Bernabeu.
Cristiano Ronaldo (26’) dhe Marcelo (79’) shënuan golat e këtij triumfi të Realit.
E, në barazim 1:1 u mbyll sfida mes Baselit të shqiptarëve dhe Portos e zhvilluar në Zvicër.
Gonzalez (11’) kaloi Baselin në epërsi në këtë sfidë, mirëpo një gol nga penalltia i Danilos (79’) barazoi shifrat.
Taulant Xhaka luajti 90 minuta në këtë sfidë, teksa Shkëlzen Gashi 83 minuta, duke u zëvendësuar nga Hamoudi. Arlind Ajeti qëndroi në bankën rezervë.
Goal Gonzalez – Basel 1-0 FC Porto – 18-02-2015 by Video-Live
Goal (Penalty) Danilo – Basel 1 – 1 FC Porto… by FVO_HD