Shkup, protestë kundër dhunës në Egjipt

Të indinjuar nga masakrat në Egjipt, në të cilën po ushtrohet dhunë ndaj popullit dhe vullnetit të tij paqedashës , “Këshilli i OJQ-ve kundër Dhunës në Egjipt”, organizon protestë për ngritjen e zërit të arsyes në mbrojtje morale të vlerave elementare njerëzore të popullit të Egjiptit.

Protesta do të realizohet në Çarshinë e Vjetër, në sheshin para xhamisë “Murat Pasha”, ditën e premte me fillim në ora 14.

Kjo protestë do të jetë nën organizimin e shoqatave:“Albislam”, “Ardhmëria”,“Ensar”, Fondacioni “NUN”, Fondacioni “Renova”,”El-Kalem”, “Forumi Rinor Islam”, “Kalliri i Mirësisë”, “Klubi ELITA”, “Kopru”, “Legis”, “Merhamet”, “QMBI”, “Thesari Islam”, “Thirrja Islame”, “Vizioni-M”, “Vllaznia”,”Unioni Studentor Shqiptar”, “Edu Nisa”.

Ndryshe, pjesëmarrja në koorganizim është e hapur për të gjitha OJQ-të të interesuara në përkrahjen e protestës në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button