Gruaja e Martin Treneskit do të jetë ambasadore në NATO në vend të tij?

Qeveria e Maqedonisë këto ditë, zyrtarisht pritet që ta dorëzojë listën e ambasadorëve të cilën dje e miratoi presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov. Përderisa pritet lajm pozitiv nga “Ilindenska nr.2”, Ministria e punëve të jashtme ka filluar që t’i shkruaj argemanët për ambasadorët e ri, prej të cilëve, nëntë vetëm do t’i ndryshojnë vendet ku do ta përfaqësojnë Maqedoninë, transmeton PlusINFO.

Ivanov, siç mësojmë nga MPJ, i ka nënshkruar edhe dekretet për shkarkimin e ambasadorëve në Tiranë dhe Prishtinë, Vele Trpevski dhe Stojan Karajanov. Sipas planit, Trpevski do të jetë ambasador në Australi, ndërsa Karajanov në Shqipëri.

Ambasadori aktual në Hagë, Holandë, Nikola Dimitrov, do të jetë ambasador në Rusi. Në vend të tij, nga Sllovenia do të vijë Igor Popov, ndërsa Ilija Isajlovski nga Rusia, do të jetë ambasador i ri në Kinë.

Oliver Shambevski do të jetë ambasador në Itali, ndërsa Daniela Karagjozoska nga Kroacia do të udhëtojë për Kanadë. Agron Buxhaku do të mbetet në pozitën e njëjtë në Francë, ndërsa Fuad Hasanoviq nga Katari do të jetë ambasadori i ri i vendit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Me gjasa, Vasilka Poposka – Trenevska, do ta trashëgojë burrin e saj, Martin Trenevski, në vendin e ambasadorit në NATO, ndërsa Goce Karajanov do të jetë konsulli gjeneral në New York.

Nga MPJ-ja theksojnë se Gazmend Iljazi është propozuar për shef i Misionit në Zhenevë, Zvicër, ndërsa Shaban Jashari për ambasador i ri në Katar.

Lajme të ngjashme

Back to top button