Vazhdon debati për amandamentet për ligjet për media

Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji sot do ta vazhdojë debatin e amendamenteve për Propozim-ligjin për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, ndërsa gjatë ditës së djeshme kanë kaluar vetëm 13 amendamente nga gjithsej 94 të parashtruara për këtë ligj. Janë pranuar pesë amendamente prej të cilave dy të opozitës.

Paraprakisht nëntë janë tërhequr nga deputetët e Partisë socialiste.

Si pikë e dytë në rend ditë të kësaj seance është edhe Propozim-ligji për mediat, për të cilin deputetët kanë parashtruar mbi tridhjetë amendamente.

Sipas Rregullores për punë të Kuvendit, amendamentet duhet të shqyrtohen në afat prej tre ditëve nga fillimi i seancës së Komisionit, gjegjësisht deri nesër. Për këtë çështje dje pati debat të ashpër ndërmjet deputetëve të pushtetit dhe atyre opozitarë.

Seanca e Komisionit ligjdhënës juridik në të cilin në rend dite, në mes tjerash, janë edhe ligjet mediale, që duheshte të mbahet dje dhe u caktua të mbahet, u anulua sërish, edhe atë për nesër në orën 11. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button