Liverpooli siguron vend në Kupën e Anglisë
Skuadra e Liverpoolit është kualifikuar tutje në FA Cup pasi ka mposhtur Crystal Palacen me rezultat 1:2.
Vendasit kaluan të parët në epërsi 1:0, në minutën e 16-të, me golin e Fraizer Campbell, em të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Por, në pjesën e dytë skuadra e Brendan Rodgersit u rikthye furishëm duke keluar në avantazh prej 1:2 me golat e Daniel Sturridge (50) dhe Adam Lallanas (58).
Kurse, si zakonisht, Sturridge pas realizimit të golit vallëzoi ‘qyqekun’ e famshëm bashk me Alberto Morenon.