10 të vrarë në sulmin e Boko Haram në Çad

Të paktën dhjetë persona janë vrarë në sulmin e parë nga militantët e Boko Haramit në një fshat të Çadit, pranë kufirit me Nigerinë.

Sipas mediave lokale, tre anije të mbushura me militantë e kaluan Liqenin Çad të premten në mëngjes dhe sulmuan fshatin kufitar me Nigerinë, duke vrarë të paktën dhjetë persona, ndër ta funksionarë të lartë të fshatit.

Një zyrtar i lartë ushtarak Çadian ka konfirmuar sulmin, por nuk pranoi të japë detaje për numrin e të vdekurve.

Zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se forcat çadiane të ushtrisë kanë filluar përpjekje për të kapur militantët e Boko Haramit pas sulmit.

Sulmi i së premtes ishte i pari nga Boko Haram në Çad, dhe vjen në një kohë të pjesëmarrjes së shtuar ushtarake në kufirin në mes dy vendeve. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button