SASHK: Drejtorët në mënyrë jo ligjore detyrojnë fëmijët të mësojnë të shtunave

Lideri  SASHK-ut, Jakim Nedellkov thotë se vendimi i disa drejtorëve të shkollave për të pasur mësim ditëve të shtuna është jo ligjore.

“Sindikata dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës është marrë veshtë se për mësimin që nuk është zhvilluar deri sa mbahej greva do të vendoset në mënyrë plotësuese dhe të gjitha shkollat që ballafaqohen me këtë problem do të njoftohen në kohë. Deri më tani nuk është marrë veshtë asgjë. Edhe jemi të njoftuar se disa drejtor vetë kanë vendosur që të ketë mësim ditëve ë shtuna . Nëpërmjet përfaqësuesve tanë sindikalist mundohemi që ta zgjidhim problemin. Nëse bëhet fjalë për ndonjë vendim politik apo personal të drejtorëve, këtë nuk e dimë”, tha Nedellkov.

Lajme të ngjashme

Back to top button