Mirëkuptimi ndërton shtëpi, por mund të shkatërrojë edhe një shtet

Eroll Rizaov, kolumnë- “Çfarë u kuptuan Gruevski dhe Zaev”, Utrinski Vesnik
Gruevski e eci  Zaevin të etshëm mbi ujë me kërcënimin se Brukseli është në pritje të raportit, dhe në qoftë se nuk do të jetë gati deri të premten, do të kthejë një faqe tjetër me një strategji të re. Në vitin e tetë të mandatit të tij do ti organizojë zgjedhjet e teta.

Lindita Kadriu, kolumnë “Asnjë prej milionerëve nuk qeshte”, Dnevnik

Si duken nga afër milionerët? Disa prej tyre provuan vetëm një grimë nga delikatesat, heshtnin, disa vetëm shikonin ashtu, vallë si në një pikë. Një tjetër grup briste në celularët e tyre të shtrenjtë, të tensionuar, numra të larta dhe dramë. Pa ngazëllim po them: se askush nuk qeshi gjallë. Më të disponuarit ishim ne të varfrit.

Kole Manev, kolumnë-“Kur koha po thyhet”, Dnevnik

Te asnjë nga fqinjët tanë nuk mund të gjehet një foto, poemë apo muzikë në të cilën përmendet Maqedonia, qoftë si atdheun e tyre dhe histori. 

Aleksandar Manasievski, komenti- “Hajdutët të kënaqur me shërbimet e Postës”, Dnevnik

Informata që Posta aderon moton “Derë e hapur gjithkund” është mirë e njohur nga hajdutët dhe grabitësit në vend. Dëshmi është figura për kokë dhimbje e parave të vjedhura nga kompania publike.

Ivana Kostovska, kolumnë- “Proces Nurembergu I Opra’s  kundër shitëses nga Cyrihu”, Dnevnik

Para pak vite në Sllovaki, për të izoluar një lagje të Romëve, u ndërtua një “mur i segregacionit” i lartë 2 metra. Për fat të keq, për shembujt e tillë trishtues përkujtohemi vetëm në Ditën Botërore Kundër Diskriminimit dhe Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Mirçe Jovanovski, kolumnë- “Po zgjohen Lindja dhe Perëndimi”, Utrinski Vesnik

Dikur proletarët këndonin “Po zgjohen Lindja dhe Perëndimi”, që ishte mesazhi kryesor i të drejtave më të mëdha të klasës punëtore. Sot erdhi koha që këtë refren të këndojnë kapitalistët, duke shpresuar se kriza ekonomike është prapa nesh.

Vele Mitanovski, editoriali-“Fryma kolektive dhe bravura kreative”, Utrinski Vesnik

E domosdoshme është të thuhet se këtë verë Ohri ka punuar një mënyrë të përsosur, në një atmosferë dhe energji të bukur festive.

Kapixhik nr. 111, e mërkurë, 21 Gusht

Lajme të ngjashme

Back to top button