Iniciativë e qytetarëve për “çlirim” të RTVM-së
Radio Televizioni i Maqedonisë t’ju kthehet qytetarëve. Liri për RTVM-në! është iniciativa e re në Facebook e cila po pëlqehet me të madhe.
Ne i paguajmë rregullisht, ato na kthejnë me poshtërim!, Ti japim fund kësaj çmendurie, janë vetëm disa nga komentet e qytetarëve që po i bashkëngjiten iniciativës.
RTVM një kohë të gjatë është cak I kritikave të qytetarëve për shkak të raportimit jo të drejtë dhe jo objektiv duke përkrahur verbërisht partinë në pushtet, kanë theksuar kohë më parë nga OSBE.