Maqedoni, për 700 euro shkruajnë magjistratura dhe doktoratura për studentët!

Numri i personave që pajisen me diploma master dhe doktoratura në Maqedoni është në rritje e sipër. Për shkak të sistemit të Bolonjës që paraqiti domosdoshmërinë për të pasur diplomë masteri, e cila e uli rëndësinë e të pasurit vetëm një diplomë universitare, shkakë toi një kërkesë të madhe tek studentët të pajisen me diploma pas-diplomike.

Një fenomen që vërehet kohet e fundit dhe që është bërë mjaft aktual në mesin e studentëve, është punimi i temave për master dhe atyre të doktoraturës nga një person i tretë. ”Ghostwriters” që në përkthim të drejtpërdrejtë do të thotë autorë-fantazmë, në fakt është një person puna e të cilit është të shkruajë materiale/punime për një person tjetër në emër të tij në këmbim të parave. Ky fenomen në Maqedoni po bëhet një trend i madh dhe asnjë institucion përgjegjës nuk ndërmerr masa për t’i dhënë fund këtij procesi negativ që është duke e dëmtuar arsimin universitarë. Inbox7 ka bërë përpjekje të flasë me disa studentë të cilët përdorin “shërbime” të këtilla, por ato nuk pranuan të flasin publikisht. Sipas disa informacioneve që qarkullojnë në këtë rreth, çmimi i një teme masteri shkon deri ne 700 euro ose më shumë.

Një faqe e shkruar kap një çmim prej 5 deri me 10 euro.Njohës të ligjeve të arsimit të lartë dhe të kësaj dukurie për Inbox7 shprehin shqetësimet për këtë fenomen që duhet patjetër të vendoset nën kontroll.

700 euro për një diplomë master

Vesna Ilievska e diplomuar për arsim të lartë në Universitetin Kembrixhit të Anglisë për Inbox7 thotë që një gjë e tillë fatkeqësisht po ndodhë në të gjitha sistemet dhe në të gjitha vendet dhe jo vetëm në Maqedoni. Sipas saj, kjo gjë rrjedh nga pasojë që studentet janë në presion të jenë të pajisur më patjetër më një diplomë për të siguruar vend pune.

“Ky fenomen po ndodh në të gjithë sistemet dhe në të gjitha shtetet dhe me siguri është si pasojë e presionit që studentët kanë të pajisen me një diplomë. Shumë studentë dyshojnë në aftësitë e tyre për te punuar një tezë të plotë ose për ta punuar në kohë ose ka raste kur një gjë të tillë nuk e kanë prioritet. Mendoj që këto janë disa nga arsyet që i shtyn ato të kërkojnë dikush tjetër të ua bëj tezën në këmbim të parave”,totë Ilievska.

Mentar Mahmudi doktor i shkencave i cili punon si shkencëtar  pranë Shkollës për Poliyekinë Federale (EPFL) në Lusanë të Zvicërs, për Inbox7 thotë që studentët që marrin diplomën me punime të shkruara nga dikush tjetër, vërtetojnë dështimin serioz të atij institucioni që lëshon diploma të tilla, dhe se kjo dëmton rëndë kualitetin arsimorë por dhe më gjerë.

“Besoj se sipas ligjit në nivel shtetërorë dhe lokal, po edhe sipas rregulloreve të institucioneve që japin diploma për mastër dhe doktoraturë, punimet për këto diploma duhet patjetër të jenë origjinale dhe të shkruar dhe hulumtuar nga vet kandidati. Për secilën shkelje organet shtetërore që mbikëqyrin këto veprime duhet të marrën masa, po në të njëjtën kohë edhe vetë universitetet duhet të marrën masa kundër atyre që veprojnë në mënyrë joligjore”,sqaroi Mahmudi.

Nuk ka zgjidhje ideale,por ekzistojnë masa

Ekspertët paralajmërojnë që nëse ky trend vazhdon pa mbikëqyrejen e duhur, do të dëmtojë sistemin arsimorë dhe kuantiteti do të mbizotërojë mbi kualitetin.

Martin Galevski i diplomuar për arsim të lartë në Universitetin Oksford, duke sjellë praktika nga universitetet botërore, për Inbox7 thotë që zgjedhje ideale për këtë problematikë nuk ka por gjithsesi ekzistojnë masa që mund të ndërmerren pë ta ndaluar këtë fenomen, të tipit të mundësohet bashkëveprim më i thellë mes studentit dhe profesorit, ku ky i fundit do të ketë mundësi të njohë më mirë studentin e vet dhe të dallojë atë ku mund të bëj gabime të kësaj natyre.

“Njëjtë si punimet akademike të cilat përmbajnë elemente plagjiature, ashtu edhe ato punime që janë shkruar nga person i tretë (në gjuhen angleze përdoret termi ghostëriters), nuk ekziston zgjedhje e thjeshte apo ideale.Gjithsesi ekzistojnë masa të ndryshme të cilat mund të kontribuojnë në këtë praktikë për ta reduktuar rrezikun. Sipas meje, një nga mënyrat themelore për të përballur me këtë problem është bashkëveprimi i shpeshtë mes mentorit dhe studentit, me çka do të mundësohet mbikëqyrje të vazhdueshme në fazën e zhvillimit të punimit”, tha Galevski.

Por edhe pse me ndryshimin e Ligjit për arsim të lartë nga viti 2013 ku u zvogëlua numri i studentëve të cilët një profesorë mund të jetë mentorë (12 studentët të masterit dhe 3 doktorantë), vazhdon të ketë “vrima” në këkë sistem që kërkon monitorim intensiv dhe që duket se është i vështirë për tu realizuar.

“Problem shtesë është së tek ne universitet nuk kanë të paraparë orë të detyrueshme të cilët studentët dhe mentorët duhet ti realizojnë gjatë një semestri, një gjë është praktike e rregullt tek universitet botërore”, thotë Galevski.Edhe  Ilievski është e mendimit se janë vetë mentorët që mund të ndihmojnë në zgjedhje të këyre problemeve.

Do të thoja që momentalisht mentorët e studentëve janë ato të cilët më së shumti mund të ndihmojnë ta ulin këtë fenomen. Janë ato të cilët duhet të ndjekin punën e studentit më afër dhe duhet të vërejnë që mënyra e të shkruarit dhe shprehurit e studentit është e ndryshme nga përditshmëria.Por sa shpesh ato shihen me studentët dhe sa shumë ata angazhohen rreth kësaj problematike, është pyetje tjetër”,shtoi ai.

Fatkeqësisht universitetet e Maqedonisë,nuk pë rfshihen në rang-listën e universiteteve më të mira botërore,por janë të listuara të fundit për kualitetin edukativ./ Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button