MASH: Së shpejti do të fillojë debati me profesorët dhe studentët

Në ditët e ardhshme pritet që të zyrtarizohen grupet e punës dhe fillimi i debatit ku Senati i Universitetit të Shkupit do të nominojë përfaqësuesit e bashkësisë akademike, profesorët dhe studentët të cilët do të marrin pjesë në rrumbullaksimin e plotë të procesit dhe realizimin e marrëveshjes nga takimi që u mbajt më 6 janar mes përfaqësuesve të qeverisë dhe Senatit të universitetit të Shkupit, thotë MASH.

“Në përputhje me marrëveshjen e arritur nga takimi iniciues deri të parlamenti i Maqedonisë është dorëzuar propozim Ligji për prolongimin e ndryshimeve  të fundit në Ligjin për arsimin e lartë për një vit ndërsa një pjesë edhe për dy vjet. Propozimi është miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Dialogu mes qeverisë dhe universitetit për përmirësimin e pakos së ligjeve për arsimin e lartë do të zhvillohet në nivel të grupeve të punës”, thuhet në komunikatën e MASH-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button