Athina i dërgon notë proteste Tiranës

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër për ngjarjet në qytetin e Përmetit, pas incidenteve mes përfaqësuesve të Kishës Ortodokse në këtë qytet dhe policisë private që kërkon lirimin e godinës ku ndodhet kisha.
Në deklaratën e MPJ-së greke kërkohet reagimi i autoriteteve shqiptare.

“Vetëm tre ditë pas ngjarjeve të papranueshme që ndodhën në Përmet, këtë mëngjes, në të njëjtin qytet, u bë një sulm i dhunshëm mbi një shtetasi grek dhe një minoritari, duke sjellë lëndimin e tyre. Menjëherë pas këtyre incidenteve, persona të panjohur hodhën gurë në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, sulm i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Jashtme Greke.

Ministria greke i cilëson sulmet si të neveritshme dhe shprehet se këto ngjarje vënë në pikëpyetje dëshirën e institucioneve shqiptare për të zgjidhur situatën.

“Ne shprehim neverinë tonë dhe dënojnë dy sulmet, të cilat ngrenë pikëpyetje mbi gatishmërinë dhe dëshirën e autoriteteve shqiptare, për të vendosur rendin dhe për të mbrojtur ndërtesat e Autoriteteve Diplomatike dhe Konsullore greke. Presim arrestimin e menjëhershëm të autorëve të këtyre akteve dhe që autoritetet shqiptare, t’i japin fund menjëherë kësaj situate të papranueshme që ne shpresojmë se është krijuar në padijeni të Qeverisë Shqiptare”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, në deklaratë bëhet e ditur se Ambasadori i Shqipërisë në Athinë është thirrur në Ministrinë e Jashtmem ku i është dorëzuar notë proteste.

“Ambasadori shqiptar në Athinë u thirr menjëherë në Ministrinë e Jashtme për të bërë notë proteste”, thuhet në deklaratë. /TCH/

Lajme të ngjashme

Back to top button