Berisha e Cana humbin nga Genoa
Skuadra e Lazios ka pësuar humbjen më befasuese të këtij edicioni në Serie A.
Kryeqytetasit italian u mposhtën nga Genoa 1:0 në takimin që u luajt në Olimpico.
Diego Perotti realizoi golin e fitore për mysafirët nga penalltia (30’) pasi Federico Marchetti u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Lorik Cana luajti 90 minuta në këtë takim, teksa Etrit Berisha u inkuadrua në minutën 27’ për ta zëvendësuar Marchettin.
Lazio tani ka 34 pikë në pozitën e gjashtë, dy më shumë se Genoa një pozitë më poshtë në renditje.