Defekti i EVN-së le Strugën pa bukë

Një defekt i ndodhur në orëmatësin e rrymës elektrike të furrës së bukës dhe prodhimeve tjera “Parajsa” në Strugë, ka lënë pa punë furrën dhe pa bukë konsumatorët  për tre ditë rresht gjatë fundjavës, kur kërkesat për bukë dhe prodhime të tjera janë më të theksuara.

Menjëherë është informuar reparti i EVN-së në Strugë për defektin  e ndodhur, por përgjigja ka qenë se “nuk kanë ekip për intervenime të tilla, sepse bëhet fjalë për zëvendësimin e orëmatësit të rrymës elektrike industriale, ndërsa orëmatës për momentin nuk kanë në dispozicion dhe se intervenimi dhe riparimi do të bëhet në fillim të javës-ditën e hënë”.  

“Nuk kanë ndihmuar as intervenimet e shumta edhe në EVN-qendër në Shkup, dhe punëtorët e furrës së bukës janë detyruar të pushojnë, ndërsa furra ka qenë e mbyllur e si pasojë shumë qytetar të Strugës kanë mbetur pa bukë dhe prodhimet”, theksojnë pronarët e furrës, të cilët informuan se sot më në fund kanë mbërritur ekipet e EVN dhe kanë riparuar dëmin e shkaktuar. 

Nga familja Muçaj si pronare e furrës nuk deshën ta komentojnë dëmin e shkaktuar material dhe humbjet që kanë pësuar me mospunën e tyre tre-ditore nga neglizhenca dhe burokracia e EVN-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button