LSDM: Qeveria tërhiqet nga Ligji për honorarët pasi sheh se nuk ka zgjidhje
Pas publikimit komunikimit nga ana e partisë qeverisëse se do të shtrojë propozimin për ndryshime të Ligjit për pagesën e kontributeve nga honorarët, nga LSDM thonë se deputetët e kryeministrit dhe VMRO-DPMNE-së, para një muaj e gjysmë e votuan Ligjin për honorarët pa i interesuar realiteti.
Nga LSDM thonë se para një muaj kur deputetët e VMRO-së votuan për provimin shtetërorë dhe të arsimit të lartë njëjtë nuk u interesoi realiteti.
“Kur i sollën dënimet për arsimtarët për testimin ekstern edhe atëherë nuk u interesonte testimi ekstern. Realiteti i brishtë tash fuqishëm troket në derë dhe se kryeministri Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij tërhiqen sepse nuk kanë zgjidhje tjetër”, thotë LSDM.