Barcelona e nis me goleadë (Video)

Barcelona ka arritur të shënojë apo më mirë themi deklasojë, Levanten në ndeshjen e parë të La Ligas në Camp Nou me rezultat 7-0, duke konfirmuar kështu rikthimin në formën e mëparshme që njihet me nofkën ‘Jashtëtokësorët’.

Ndeshja filloi shumë mirë në Camp Nou, pasi tifozët panë një gol shumë të hershëm. Në minutën e 3’, pas një aksioni të bukur, Alexis Sanchez shënon në portën e zbrazët. Në minutën e 12’, Lionel Messi arrin të dyfishojë epërsinë e skuadrës së tij, para se Daniel Alves 24’, ta trefishojë atë.

Barcelona pavarësisht kësaj, nuk kishte ndërmend të ndalej, pasi Pedro në minutën e 26’ shënon për 4-0. Barcelona vazhdonte me futboll të bukur, dhe si meritë e kësaj, në minutën e 41, fiton një penalti, të cilën Lionel Messi e shndërron në gol, duke regjistruar golin e dytë personal dhe të pestin për skuadrën.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Xavi Hernandez shënon për rezultatin 6-0, apo më mirë të themi për të fituar një set tenisi, me rezultat të pastër.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, pasi pamë një Barcelonë, jo shumë të urritur, të cilës nuk i interesonte shumë goli. Sidoqoftë, në minutën e 73’, Pedro Rodriguez arriti të shënoj për 7-0.

Deri në fund nuk pati ndonjë risi tjetër, dhe kështu me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e parë, dhe sipas të gjitha gjasave këtu do të qëndroj për së paku deri në javën e ardhshme, pasi është shumë pak e mundur që dikush të realizojë ndonjë fitore më të madhe se 7-0, sa i përket kësaj jave.

Lajme të ngjashme

Back to top button