Rebelohen aktorët: mjaft na helmuat!

Regjisori Sulejman Rushiti, aktorët Hasim Memishi Sopi, Sami Mustafa Muzafer Etemi, Anita Latifi, Linda Shabani, Elmir Sejfullai, Burhan Amiti dhe shumë personalitete tjera të artit kanë ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive në protestat e së premtes në Tetovë kundër ajrit helmues.

Aktorët shqiptarë kanë qenë mjaft aktivë në ngritjen e zërit kundër ndotjes kancerogjene në Pollog. Pas një shfaqjeje në Tetovë, aktorët befasuan publikun duke shpalosur një transparent gjigant ku shkruante “M’le t’marr frymë”.

Protesta e organizuar nga EcoGuerilla do të mbahet në Sheshin Iliria në Tetovë, me fillim në orën 13:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button