HTC One M9 edhe me versionin ngjyrë ari!

HTC One M9 është njëra ndër pajisjet më të përfolura mobile kohëve të fundit, ndërsa një raport i fundit ka publikuar disa pamje të modelit të ri të telefonit të HTC i cili është i mbështjellur me ngjyrë ari.

Fotografitë e publikuara nga Nowhereelse e paraqesin variantin e artë të HTC One M9.

Këto pamje e shfaqin edhe dizajnin e mëparshëm të HTC One M9, duke përfshirë edhe hapësirën për kamerën e pasme në madhësi jo të zakonshme, që nënkupton se HTC do ti vendos dy kamera vetëm në anën e pasme të telefonit.

Megjithatë, duhet të pritet deri në Kongresin Botëror Mobil për ta parë versionin zyrtar të HTC One M9, edhe në ngjyrë të artë.

Lajme të ngjashme

Back to top button