Youtube vjen me inovacionin “Multi-Angle Video”

Karakteristika më e re inovatore e lançuar nga YouTube quhet “Video Multi Angle”. Bëhet fjalë për një opsion i cili riprodhon një video nga kënde të ndryshme të realizuara nga kamerat. Video të tilla janë akoma në fazë eksperimentale dhe aktualisht ekziston vetëm një e tillë. Nëse doni ta provoni këtë opsion të ri, kërkoni në kanalin e Madilyn Bailey në YouTube.

Ajo është një këngëtare e njohur indiane që është bërë e famshme nga këngët e saj. Ekipi i YouTube zgjodhi videon e saj dhe e pëpunoi atë në një video me kënde të ndryshme vështrimi. Sipas YouTube ky proçes është automatik nga ana e përdoruesit por që video plaforma akoma nuk është gati për ta ofruar për përdorim masiv. YouTube nuk është e vetmja platform që eksperimenton këtë opsion. Gjatë viteve të fundit, startupe të ndryshme janë përpjekur të sjellin të njëjtën gjë por asnjë nga këto përpjekje nuk rezultoi aq e suksesshme sa për tu komercializuar. Sipas një zëdhënësi të YouTube, Video Multi Angle është pjesë e strategjisë së kompanisë për të sjellur eksperienca më interaktive dhe tërheqëse në platformën e videove online.

Lajme të ngjashme

Back to top button