Stresi rrëfehet: Ja pse u arratisa

Ndërkohë që prej 5 ditësh këngëtari Arkimed Lushaj vijon të jetë në kërkim, pasi u arratis nga Komisariati nr.3 në kryeqytet, pikëpyetje ishte edhe arsyeja e tij e largimit.

Vetë këngëtari i njohur me emrin e artit Stresi, ka zgjedhur që të sqarojë opinionin publik për arratisjen e tij. Këtë veprim, Stresi thotë se e ndërmori për shkak të padrejtësisë, pasi u shoqërua pa asnjë raport. Ndërkohë thekson se arrestimi i tij ishte politik.

“Ika nga Komisariati se pashë padrejtësi, u shoqërova në komisariat pa raport shoqërimi pa asnjë të drejtë si qytetar i Shqipërisë. Çdo gjë u bo e madhe si bindje politike. S’dua me u bo i bezdisshëm, por nuk më trembni dot, jo me 5 vjet, po me 25. Hahahah. Thuhet kam ik ne Zvicër, jo, jo, jo, jam nëpër Tiranë…”, sqaron Stresi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Në këtë mënyrë këngëtari Stresi akuzon qeverinë, ndërkohë që lidhur me zërat se është arratisur jashtë vendit, ai thotë se ndodhet në kryeqytet.

Këngëtari Stresi u arratis nga Komisariatit Nr.3, pasi ishte shoqëruar për drejtim makine pa patentë, ndërkohë që prej datës 31 janar ndodhet në kërkim.

Lajme të ngjashme

Back to top button