Humb jetën për të shpëtuar qenin

Një inxhinjer mbeti i vrarë dhe e dashura e tij e plagosur seriozisht, kur ranë në një humnerë 40 metra të lartë ndërsa përpiqeshin të shpëtonin këlyshin e tyre në Britaninë e Madhe.

27-vjeçari Rhys Clark dhe e dashura e tij polake, Ania, kishin dy muaj që kishin marrë qenin nga një shtëpi e qenve të braktisur.

Ata ishin duke shëtitur në bregdet, pranë kësaj humnere, kur këlyshi u shkëput prej të zotëve, duke mbetur në një shkëmb të dalë, 2-3 metra më poshtë.

Në përpjekje për të ngritur qenin nga ky kurth ky ndodhej, Rhys i kërkoi të dashurës që ta ndihmonte të zbriste hendekun, por në këtë përpjekje ai shkau dhe mori edhe të dashurën me vete në rënien e barabartë me 12-13 kate pallati.

Si rrjedhojë, Rhys mbeti i vdekur në vend, ndërsa Ania arriti të mbijetonte në mënyrë të pabesueshme, edhe pse me plagë të rënda.

Për fat të keq, edhe qenushi të cilin ata dashuronin aq shumë, mbeti i vrarë në këtë aksident. 

Lajme të ngjashme

Back to top button