Mosmarrëveshje në familje, tetovarja tenton të vetëvritet me tableta

Në spitalin Klinik të Tetovës mbrëmë rreth orës 23.30 është dërgur  S.S 26 vjeçe nga Tetova e helmuar dhe e alkoolizuar dhe kishte pirë 15 tableta. 26 vjeçarjes i është dhënë asistencë mjekësore, dhe më pas ajo është lëshuar për mjekim shtëpiak. Arsyet e helmimit janë mosmarrëveshjet familjare apo probleme të natyrave të ndryshme.

Gjithashtu mbrëmë , me një sasi të madhe të tabletave për qetësim edhe një person V.D 59-vjeçar nga Tetova ku shëndeti i tij u përkeqësua, ai u menjëherë transferua në spitalin Klinik të Tetovës dhe u mbajt për vëzhgim të mëtutjeshëm, njofton SPB-Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button