Eto’o nuk i bëri as një javë te Sampdoria
Edhe pse arriti marrëveshje me Sampdorian ditë më parë, Samuel Eto’o mund të largohet nga kjo skuadër.
I transferuari nga Evertoni ka pasur një përplasje me trajnerin e tij të ri, Sinisha Mihajlloviç, njoftojnë mediat italiane.
Kësisoj, kamerunasi po e shqyrton largimin nga klubi vetëm gjashtë ditë pasi nënshkroi kontratë.