Pak komunizëm, pak Evropë, aspak unitet

Kapixhik nr. 126, e martë, 10 Shtator

Aleksandra M. Mitevska, editoriali- “Thirrje të zbrazëta (festive) për unitet”, Utrinski Vesnik
Festat janë gjithmonë koha e duhur për fjalë të mëdha – sidomos më 8 Shtator, ditën që simbolizon bashkimin e Maqedonasve etnik, në dëshirën për një Maqedoni të pavarur. Mirëpo, fotografia e madhe e kremtimit është larg nga imazhi i dëshiruar, i cili do të përjetësonte kohezionin e dëshiruar të shoqërisë maqedonase.

Sllobodan Najdovski, kolumnë- “Maqedonia – pak komunizëm, pak Evropë”, Utrinski Vesnik
Vendi nuk ka tjetër dalje përveç respektit reciprok, zhvillimin e demokracisë, ndërtimin e sistemeve moderne të funksionimit të institucioneve shtetërore, integrimit në strukturat euro-atlantike.

Tony Naunovski , kolona “Beteja do të zgjasë gjatë ,” Journal
Këtë luftë të fundit, të cilën në qoftë se e humbim, pa dyshim do të thotë fatkeqësi tonë të natyrshme, do të zgjasë një kohë të gjatë, Maqedonas! Bëhuni të sigurt në faktin që më nuk ka kohë për ne, pa vetëdijen se çdo moment prej sot dhe nesër, në vende të ndryshme në dhe rreth Republikës së Maqedonisë, inventohet ndonjë taktikë e re për shkatërrimin tonë.

Ilija Dimovski, “Barjaktari i mendimit politik i të majtës”, Dnevnik
Duke qenë opozitar dhe t’i kundërvihesh qeverisë nganjëherë paraqet ndjenjë revolucionare, një ndjenjë e luftimit me një sistem në të gjitha bazat e saj. Por, kur ajo luftë tejkalon në fikcion, në luftë si ajo e Sanço Panza, dhe kur bartësit e saj janë intelektualë të respektuar, atëherë ju më e dini se dikush ka tejkaluar prej revolucionit në fantazi.

Aleksandar Stankovski, kolumnë- “Bedi në Çifte Hamam”, Utrinski Vesnik
Ibrahim Bedi nuk praktikon ekzibicionizmet agresive dhe pseudorevolucionare, të cilat u shumëzuan aq në tendencat kuaziavangarde, sit e ne ashtu dhe në skenën globale. Ai nuk ka nevojë për zhurmë dhe dhunë, që më shumë e degradon artin.

Hristo Ivanovski, kolumnë- “Rënia e imperiave”, Dnevnik
Përralla duket aq e njohur. Imperitë gjatë historisë gjithmonë kanë zhdukur gjatë ciklit të jetës të zhvillimit, arritjes së majës, kolapsit dhe rënies. Pika e lidhjes është gjithmonë e njëjtë – shpenzimet e qeverisë që nuk kontrollohen, fushata të shtrenjta ushtarake, ligje të ashpra etj.

Sonja Hristovska, komenti- “Me perime konsumojmë edhe arsenik”, Dnevnik
Po ngrihet pyetja, nëse me vite dihet se toka është e kontaminuar dhe se arseniku dhe plumbi mund të janë fatal, përse vazhdohet të mbillet në zonat e ndotura dhe pse askush nuk ka përcaktuar se sa ka arsenik në qershitë të Gorno Lisiçe, dhe se sa ka plumb në qepën e re nga Haraçina? /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button