Shqiptarët, më të lumturit në rajon!

Ata që po kërkojnë lumturi dhe kënaqësi më të madhe duhet të shkojnë të jetojnë në Evropën verior. Jo në Egjipt apo në vendet e goditura nga kriza e eurozonës.

Të dhënat janë bërë publike nga një raport i Institutit për tokën në Universitetin e Kolumbisë. Shqipëria, bashkë me Angolën dhe Zimbabven janë vendet që kanë pësuar ngjitje më të madhe nga të gjitha vendet e anketuara.

Vendi ynë renditet në vendin e 62-të nga 156 vende që janë përfshirë në listë, ndërsa fqinjët grek pavarësisht krizës së madhe ekonomike, qëndrojnë jo shumë larg prej nesh, në vendin e 70-të.

Sa i përket rajonit, duket se shqiptarët janë njerëzit më të lumtur, pasi Kosova renditet në vendin e 83-të, Maqedonia në vendin e 118-të, Serbia në vendin e 106-të dhe Mali i Zi në vendin e 80-të.

TOP 10

1- Danimarka

2- Norvegjia

3- Svicra

4- Hollanda

5- Suedia

6- Kanada

7- Finlanda

8- Austria

9- Islanda

10- Australia

Lajme të ngjashme

Back to top button