Vandalizohet xhamia në Nerez të Shkupit (FOTO)

Në mëngjesin e sotëm, dikur rreth orës 4.30 persona të panjohur të cilët sipas informatave të Portalb, janë kthyer nga festimi i ditës së pavarësisë, kanë vandalizuar Xhaminë e cila gjendet në lagjen e Nerezit në Shkup.

Dëshmitarët për Portalb thonë se janë thyer dy dritare si dhe është shkruar muri i saj me thënien “Makedonija MKD”.

Policia e ka konfiruar rastin të cilin e kanë paraqitur banorët e Nerezit, duke thënë se janë ndërmarrë masa për ti kapur autorët e shkrimit provokativ. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button