Gjuajtje me armë në lagjen Aerodrom të Shkupit
Gjuajtjet me armë zjarri në lagjen “Aerodrom” të Shkupit, mbrëmë kanë shqetesuar banorët e kësaj lagje.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, rreth orës 20: 20 para Qendrës tregtare “Kapitoll”, në “Aerodrom”, njëherë kishte filluar një përleshje ndërmjet 2 grupeve, me ç’rast ishte përdorur edhe armë zjarri.
Sipas informacioneve të deritanishme, gjatë incidentit në fjalë ka patur edhe të plagosur. Burimi i njëjtë bënë të ditur, se personi i cili kishte gjuajtur me armë zjarri, është në arrati.