Maqedonasit shqetësohen, një paralele më pak në ‘Marija Kiri Skllodovska’

Bie numri i paraleleve maqedonase në Shkollën e mesme kimike ‘Marija Kiri Skllodovska’, ndërsa ai i paraleleve shqipe mbetet i njëjtë.

‘Në shkollën tonë edhe këtë vit janë hapur katër paralele shqipe. Me konkurs ishin paraparë shtatë ndërsa si cdo vit edhe kësaj here numri i nxënësve është rritur ndërsa janë hapur sërish katër paralele. Kolegët tanë maqedonas janë shqetësuar sepse këtë vit në maqedonisht ka dështuar një paralele e tyre, është hapur një paralele më pak në mungesë të numrit të nxënësve, dhe në përgjithsi është zvogëluar numri i tyre’ tha Vedat Mustafa, profesor.

Ndryshe, në këtë shkollë është hapur një paralele teknikë e optikës së syve, një paralele teknik laborant dhe teknik farmaceutik si dhe një paralele një paralele teknik i proceseve prodhuese./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button