Visar Ymeri në urgjencë, përlotet Albin Kurti (FOTO)
Gjatë përleshjeve polici-protestues në Prishtinë, është lënduar nënkryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Në vendngjarje është afruar ambulanca që e ka transportuar për në spital.
Edhe lideri i VV-së Albin Kurti, siç mund ta shihni në fotot e mësipërme, nuk e ka patur të lehtë ti rezistojë gazit lotësjellës të policisë.
Qendra e Prishtinës është kthyer sot në fushë-betejë mes protestuesve dhe forcave të policisë.