Dibra feston ditën e çlirimit dhe ditën e pavarësisë
Qyteti i Dibrës sot feston dy festa- 8 Shtatorin , Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë dhe 70 vjet nga çlirimi i qytetit.
Me këtë rast kryetari i komunës së Dibrës , Ruzhdi Lata pati takime në kabinetin e tij ku ishin të pranishëm delegacioni i Organizatës së luftëtarëve të Dibrës si dhe veteranët e Luftës së Dytë Botërore nga vendin ndërkufitar i Shqipërisë, nga Peshkopia.
Mesazhi kryesor mes tyre ishte të rruhen traditat e LNÇ, bashkëjetesa ndër shekullore dhe toleranca.
Me rastin e festës së 8 Shtatorit , delegacioni i Organizatës së luftëtarëve , përfaqësues të pushtetit vendor dhe institucione të ndryshme vendosën lule të freskëta tek bustet e heronjve të rënë në LNÇ në parkun e qytetit, si dhe te busti ,,Skënderbeu,, në qendër të qytetit.