SASHK: Deklarata e BDI të mos krijojë ndarje në baza etnike

Thirrjes së BDI për ndërprerjen e grevës dhe akuza e saj për SASHK-un se ka radikalizuar kërkesat shkak të ministrit të ri për arsim Abdilaqim Ademit, SASHK-u përgjigjet se nuk ministri aktual nuk është fajtori i drejtpërdrejtë, por me muaj ët tëra MASH ka ndërprerë bisedimet me sindikatën.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerëson se e drejta e grevës është e garantuar me ligj dhe konsiderojmë që SASHK-u si organizator legjitim i saj duhet të sillet me përgjegjësi ndaj kërkesave për përmirësimin e kushteve për të gjithë anëtarët e saj, por edhe për rëndësinë e ndjekjes së rregullt të mësimit nga nxënësit.

“Të gjithë ne në SASHK, maqedonas, shqiptarë, turq dhe ët gjithë të tjerët presim nga ministri Ademi sa është e mundur më shpejtë të ndalojë bojkotin e dialogut social që do të mundësojë daljen e shpejtë nga kjo situatë me më pak dëme për arsimin. Mendojmë se deklarata e BDI nuk është e destinuar për të sjellë çarje në radhët e SASHK-ut”, thuhet në reagimin e SASHK-ut.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerëson se e drejta e grevës është e garantuar me ligj dhe konsiderojmë që SASHK-u si organizator legjitim i saj duhet të sillet me përgjegjësi ndaj kërkesave për përmirësimin e kushteve për të gjithë anëtarët e saj, por edhe për rëndësinë e ndjekjes së rregullt të mësimit nga nxënësit.

“U bëjmë apel prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve që të fillojnë me procesin e mësimit dhe t`i shqyrtojmë bashkërisht anët pozitive dhe avancimin e tyre, si dhe të fenomeneve negative dhe eliminimin e tyre nga procesi arsimor. Për BDI-në mësimdhënësit janë shtylla e arsimit dhe ne do të angazhohemi që ata të zënë vendin e merituar në shoqëri. BDI konsideron që të gjitha kërkesat e SASHK mund të diskutohen në takime të përbashkëta dhe se nëpërmjet dialogut mund të arrihet te epilogu pozitiv në funksion të cilësisë në arsim dhe mbarëvajtjes së tij”, thuhet në komunikatën  BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button