Ribery besnik me Bayernin deri në fund
Franck Ribery vazhdon të shrpeh dasgurinë e madhe që ka për Bayern Munchen. Në fakt, francezi ka deklaruar se dëshiron dhe do të mbetet te Bayern deri në fund të kontratës së tij e cila i skadon në vitin 2018, që nënkupton se karriera e tij do të përfundoj pikërisht në Allianz Arena.
“Jam mirë në Minhen së bashku me familjne time. Jam në skuadrën më të mirë ën botë, dhe nuk mendoj largimin nga këtu” tha Ribery për mediat gjermane. 31-vjeçari është pjesë i Bayern që nga viti 2007, dhe nga 189 ndeshje ka shënuar 56 gola.