Adem Demaçi vizitoi Tetovën dhe takoi Teuta Arifin

Në komunën e Tetovës sot për vizitë qëndroi Adem Demaçi personaliteti i cili përfaqëson simbolin e rezistencës dhe shpirtin e qëndresës dhe përkushtimit ndaj popullit e atdheut të tij.

Në këtë takim miqësorë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi pati një bisedë të këndshme me Demaçin duke biseduar rreth aktiviteteve të përditshme dhe përkushtimin e saj në udhëheqjen sa më të mirë të komunës.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi falënderoi Adem Demaçin që i nderoi me vizitën e tij komunën dhe qytetarët e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ky eshte nje person qe edhe vehtja e tij ka ngrejt doré prej vetvehtes!!!!! Nuk ia vlen te ndegjohen pallavrat e ketij plaku ,te cilin moti e ka shkelè koha!!!! Gjithe respektin per te kaluarèn e tij,por e sotmja s”ka te beje aspak me ate.

Back to top button